Shkollat nisin gjysmëvjetorin e dytë


Prishtinë, 8 janar - Në të gjithë shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës ka nisuar sot gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2012-2013.
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se të gjithë shkollat e Kosovës kanë kryer përgatitjet që edhe ky gjysmë vjetor të fillojë i mbarë dhe pa probleme.