Shkollat në kryeqytet të papërgatitura me lëndë djegëse
Prishtinë, 24 tetor - Në mes të vjeshtës të ftohtit ka mbërritur më shpejt se çpritej. Ata që e vuajnë më tepër uljen e temperaturave janë nxënësit e shkollave që e zhvillojnë mësimin në të ftohtë.
Situata e tillë i gjeti shumë shkolla në kryeqytet të papërgatitura me lëndë djegëse për ngrohje.
Janë nxënësit që e pohojnë me gojën e tyre se ditën e parë që ra dëborë në Prishtinë gati kanë ngrirë nga të ftohtit, por mësimi u zhvillua normalisht.
Ngrohje në shumë shkolla nuk do të ketë as të premten.
Jo, sot nuk kemi pasur ngrohje në klasë. Nuk i kemi hequr jaknet nga trupi asnjë minutë. Ftohtë ka qenë. Orët i kemi mbajtur të gjitha pa ndërprerje, i kanë thënë gazetës një grup i nxënësve të shkollës fillore Hasan Prishtina.
Gazeta ka vizituar edhe shkollën fillore Meto Bajraktari, por as aty nuk ka pasur ngrohje.
Në të dy këto shkolla, sistemi i ngrohjes është me naftë. Por, autoritetet e Komunës së Prishtinës kanë thënë se gjatë ditës së enjte kanë marrë vetëm shtatë ankesa lidhur me motin e ligë.
/Tribuna/