22 Dhjetor 2024

Shkollat në Komunën e Ferizajt në gjendje të rëndë

Ferizaj, 21 shtator - Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka monitoruar gjendjen e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Ferizaj, ku këto institucione janë në gjendje të rëndë higjienike dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin procesit mësimor.

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, nuk ka vendos si prioritet arsimin, në këtë rast institucionet shkollore, pos që nuk plotësojnë kushtet elementare, mungesë të higjienës, infrastrukturë të dobët brenda objekteve shkollore.

Agim Aliu, nuk e sheh si benifit arsimin dhe në këtë rast nxënësit, ku nuk ju krijon kushte elementare për të mbajtur procesin mësimor.

AVONET, kërkon nga IKSHP-ja dhe inspektorati sanitar që sa më parë të vlerësojnë gjendjen brenda shkollave në territorin e Komunës së Ferizajt.

Poashtu AVONET, kërkon nga grupet parlamentare që ta ftojnë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar gjendjen e arsimit në Komunën e Ferizajt dhe të formojnë një komision për vlerësimin e gjendjes në shkollat e Komunës së Ferizajt.

I nderuar kryetar z. Aliu, qytetit duhet ta duash dhe ta ruash Ferizajn, e me zhvilluar politika të favorshme dhe të dobishme për qytetarët e Komunës së Ferizajt, por jo me shkatërruar dhe dëmtuar qytetin dhe me krijuar propaganda dhe me mashtruar qytetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)