27 Dhjetor 2024

Shkollat e Prishtinës bëhen me ditarë digjital

Prishtinë, 28 gusht - SOKRATES dhe ditarët elektronik do të jenë dy projektet e radhës së Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Përmes ditarëve elektronik do të mundësohet një komunikim shumë më efikas midis mësimdhënësve dhe prindërve lidhur me rezultatet e nxënësve në shkolla, ndërsa përmes programit SOKRATES synohet modernizimi i administratës shkollore, respektivisht administrimi elektronik i të dhënave të nxënësve dhe mësimdhënësve.

“Këtë pilot projekt do ta zbatojmë në pesë shkolla të Prishtinës gjatë vitit shkollor 2015/16. Që të dy këto projekte janë implementuar suksesshëm në Republikën e Shqipërisë. Këtë praktikë mendojmë ta zbatojmë edhe në Komunë  e Prishtinës me qëllim që ta bëjmë më të lehtë menaxhimin e shkollave”, tha në konferencën për media kryetari Ahmeti.

Menaxheri i kompanisë austriake “Bit Group”, Stefan Duss e falënderoi kryetarin e Komunës së Prishtinës për vizitën në Gratz dhe për dhënien e mundësisë së pilotimit të këtij projekti.

“Pilotimi i programit SOKRATES dhe ditarëve elektronik do të fillojë gjatë javës së ardhshme ndërsa qëllimi është testimi i efikasitetit të këtyre projekteve”, tha..., i cili shtoi se përfaqësia e kompanisë së tij në Kosovë bashkë me stafin do ta përkrahë zbatimin e këtij projekti, me shpresën se ky projekt do të mundësojë një bashkëpunim afatgjatë edhe me projekte të tjera në Komunën e Prishtinës”, tha Duss.

Ndërsa, drejtoresha Arbërie Nagavci tha se një projekt i tillë ka qenë synim i Komunës së Prishtinës. Ajo tha se në kohën e zhvillimit të teknologjisë ky është një hap përpara që bëhet nga Komuna e Prishtinës.

Shkollat që do ta zbatojnë këtë pilot projekt janë “Xhemajl Mustafa”, “Hilmi Rakovica”, “Dardania” dhe gjimnazet“Xhevdet Doda” dhe “Gjin Gazulli”.

Javën e ardhshme Drejtoria Komunale e Arsimit do të prezantojë edhe punimin për mësimin tërëditor që do të diskutohet gjatë muajit shtator me prindër dhe mësimdhënës në të tri shkollat e Komunës së Prishtinës ku do të fillojë së zbatuari si projekt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)