24 Dhjetor 2024

Shkollat e Mitrovicës së shpejti do të digjitalizohen

Mitrovicë, 6 qershor - Shkollat e fillore dhe të mesme të komunës së Mitrovicës së shpejti do të kenë  sistem digjital të  vlerësimit për gjendjen e përgjithshme sa i përket vijueshmërisë dhe suksesit të nxënëseve. E gjithë kjo është  meritë e fondacionit të Behgjet  Pacollit, që do të financoj këtë projekt.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, gjatë një takimi me  drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të  Komunës së Mitrovicës,  tha se është shumë e rëndësishme që ky program sa më parë të instalohet në të gjitha shkollat e komunës së Mitrovicës.

Ai tha se me këtë program do të jetë një vlerësim për secilin nxënës. Në këtë takim mori pjesë edhe drejtoresha arsimit në Komunën e Mitrovicës, Ajmane Barani.

“Ky program sa më parë duhet të instalohet. Është shumë e rëndësishme që shkollat  të digjitalizohen, pasi kjo ndihmon që të ketë një pasqyrë më të qartë për vijueshmërinë e nxënësve, procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.   Fëmijët janë ardhmëria  jonë  dhe ne duhet të investojmë në ta”, tha  kryetari Bahtiri.

Besnik Jusufi, trajner,  ka shpjeguar  se si do të funksionoj ky program. Ai tha se në këtë program do të përfshihen të  dhënat e nxënësit, në bazë të numrit personal.

Sipas Jusufit ky program do të përmbaj të gjitha të dhënat për nxënësit, duke filluar nga vijueshmëria, mungesat, ecuria e mësimnxënies, e deri tek komenti I mësuesit, ku mësimdhënësi do të paraqet mendimin e tij sa i përket arritshmërisë  së nxënësit.

“Ne jemi munduar me dizajnua një program që në vete do të përmbaj të dhënat e secilit nxënës. Ky program  paraqet një dëshmi  për  vijueshmërinë dhe suksesin e nxënëseve”, tha ai.

Sa i përket këtij programi,   kryetari Agim Bahtiri dhe përfaqësuesi  i fondacionit “Behgjet Pacolli”, Arbër Krasniqi kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, për implementimin e këtij projekti. Krasniqi tha se fondacioni “Behgjet  Paciolli” me një vullnet të madh e ka përkrah këtë iniciativë. Ai tha se edhe në të ardhmen ky fondacion do të vazhdoj të përkrah projekte të reja dhe që janë në interes ë të gjithëve.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)