Shkollat e Komunës së Prishtinës lidhen në rrjetin e internetit
Prishtinë, 24 prill - Prishtinë, 24 prill - Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal
dhe Agjensionin e Shoqërisë së Informacion, po bën lidhjen e internetit nëpër shkollat e Prishtinës.
Nga mbledhja me drejtorët e shkollave, në fillim të këtij mandati qeverisës, u informuam se jo të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës, janë të lidhura në internet.
Me këtë rast, Komuna e Prishtinës ka bërë kërkesë për lidhjen e tyre në rrjet, kërkesë kjo që është mbështetur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në muajin prill ka filluar lidhja e 13 shkollave të Prishtinës në rrjetin e internetit, , dhe deri më sot ka përfunduar në tri prej tyre: Fshati Busi shkolla Isa Boletini; Fshati Mramor shkolla Avni Rrustemi dhe Fshati Llukar shkolla Ganimete Terbeshi.
Ekipet po punojnë në terren gjatë gjithë kohës, dhe gjatë ditëve në vijim presim që të përfundojë ky proces, me çrast të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës do të jenë të lidhura në internet.