Shkolla "Shkëndija" në Hajvali bëhet me sallë të re të edukatës fizike
Prishtinë, 27 shtator - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorëshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe Drejtorin e Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi, përuruan sot sallën e re të edukatës fizike në shkollën Shkëndija në Hajvali. Kostoja për ndërtimin e kësaj salle ishte 193,027.08 euro.
Në vitet 2015 dhe 2016, Komuna e Prishtinës ka investuar 223,962 euro për pajisje me rekuizita sportive, ku kanë përfituar 14 shkolla, si në vijim: ShFMU Afrim Gashi; ShFMU Nazim Gafurri; ShML 28 Nëntori; ShML Hoxhë Kadri Prishtina; ShML Eqrem Qabej; ShML Xhevdet Doda; Gjimnazi Matematikor; ShFMU Pavarësia; ShFMU Emin Duraku; ShFMU Xhemail Mustafa; ShFMU Shkëndija; ShFMU Ganimete Tërbeshi; ShFMU Andon Z. Çajupi; si dhe ShML Dr. Ali Sokoli.