26 Dhjetor 2024

Shkolla “Model” shënon një vjetorin e themellimit të saj

Prishtinë, 8 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Xhemajl Mustafa” dhe shkollën “Model” në Prishtinë, e cila sot ka shënuar edhe një vjetorin e themellimit të saj.

Ministri Bajrami i cili mori pjesë në ceremoninë e një vjetorit të shkollës “Model” në Prishtinë dhe më këtë rast, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për festën e tyre. Pastaj, ai vizitoi kabinetet dhe gjithë hapësirën shkollore dhe tha se kjo shkollë i ngjanë një shkolle evropiane.

“Ky objekt i bukur shkollor, cilësia e punës së mësimdhënësve, metoda se si zhvillohet mësimi, puna  praktike... tregon se ne mundemi të krijojmë një sistem arsimor evropian, i cili do të mundëson që vërtetë  Kosova të zgjedhë rrugën e integrimit Evropian”.

Ministri Bajrami tha se ky objekt shkollor i ndërtuar në partneritet mes Bankës Botërore, MAShT dhe Komunës së Prishtinës, le të shërbejë si shembull i një shkolle elitare.

Ministri po ashtu, u shpreh i kënaqur me cilësinë e mësimit dhe menaxhimin e shkollës. “Duam të krijojmë ambiente shkollore ku nxënësit përgatitet dhe planifikojnë karrierën e vet. Kjo shkollë ku bëhet punë teorike dhe praktike paralelisht, mundëson që nxënësit tanë të dalin më të përgatitur për sfidat e së ardhmes”. 

Ndërkaq në komunikim me nxënësit e shkollës “Xhemajl Mustafa” ministri Bajrami, theksoi rolin e ngritjes së cilësisë në mësimdhënie dhe modernizimit të shkollave në Kosovë.

“Ka ardhur koha që së bashku të punojmë në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies kudo dhe kjo shkollë tregon se reformimi i shkollave tona nuk është një mision i pamundur “.

Ne, theksoi ministri Bajrami, po shkojmë drejt digjitalizimit të shkollave, por  dëshirojmë që krahas kësaj të kemi mësimdhënës që dinë ta bëjnë këtë punë në nivel të lartë profesional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)