22 Dhjetor 2024

Shkolla fillore “Liria” në Milloshevë, më e pastra në Kosovë

Prishtinë, 4 qershor - Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, që ka për qëllim të mobilizojë aksione pozitive në lidhje me mbrojtjen e mjedisit.

Lidhur me këtë ditë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka formuar një komision për projektin “Mjedis i gjelbër dhe i pastër në shkolla” për të përzgjedhur tri shkollat më të pastra, nga 13 shkollat e propozuara nga Drejtoria Komunale për Arsim.

Me këtë rast, në mënyrë unanime është marrë vendim që shkolla fillore “Liria” në Milloshevë, Komuna e Obiliqit, momentalisht është shkolla më e pastër në Kosovë.

Shpërblimi për këtë arritje do t’i ipet në mënyrë të përbashkët nga MMPH dhe MAShT, i cili arrin vlerën prej 2000 EUR, dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimit do të mbahet në objektin e shkollës, në orën 13:00.

Në vendin e dytë dhe të tretë janë vlerësuar shkolla “Martin Camaj” në fshatin Gurakoc, Komuna e Istogut (me 1000 EUR), respektivisht shkolla “Kajtaz Ramadani” në fshatin  Kijevë, Komuna e Malishevës (me 600 EUR).

Sipas komisionit, të 13 shkollat e propozuara i kanë plotësuar kriteret e parapara, duke rregulluar ambientet e jashtme dhe të brendshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)