Shkolla e muzikës në Prishtinë binjakëzohet me atë në Tiranë
Prishtinë, 15 prill - Sot në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, organizohet një koncert me rastin e binjakëzimit të shkollës së muzikës Prenk Jakova në Prishtinë dhe asaj Dëshmorët e Lirisë Tiranë.
Koncerti mbështetet nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës respektivisht drejtoresha Arbërie Nagavci si dhe Forumi për Iniciativa Qytetare.
Ky bashkëpunim shënon vetëm fillimin e bashkëpunimeve në mes të këtyre dy institucioneve.
Koncerti do të përmbajë një program të larmishëm me pjesmarrje të gjithsej 50 nxënësve dhe disa mësimdhënësve të të dyja shkollave.