Shkolla 700 mijë euro po shkatërrohet ende pa u hapur
Prishtinë, 6 tetor - Më shumë se 250 nxënës të shkollës fillore Nushi dhe Tefiku në fshatin Pasjak, të komunës së Novobërdës, po ndjekin mësimin në një objekt të improvizuar në kushte tejet të rënda.
Ndërkaq, objekti i ri shkollor dhe halla sportive ishin nisur të ndërtoheshin në vitin 2010, por deri më tash punimet këtu nuk kanë përfunduar ende.
Për ndërtimin e shkollës dhe hallës së sporteve Nushi dhe Tefiku në Pasjak, kompania kroate Zagorje Tehnobeton ka marrë 700 mijë euro nga Komisioni Evropian.
Mirëpo, pasi që ka fituar tenderin, kroatët për realizimin e punimeve kanë angazhuar si nënkontraktues kompaninë Euro Project nga Komuna e Skenderajt.
/zeri/