26 Dhjetor 2024

Shkencëtarët e rinj Kosovarë nisen për në Texas, SHBA

Prishtinë, 6 maj - Nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën shkencore I-SWEEEP 2015 në SHBA u nisën.

Të shoqëruar nga mësuesi i Biologjise Z. Emrulla Spahiu, katër nxënësit do të prezantojnë shpikjet e tyre në fushën e shkencës. Ata kanë punuar rreth pesë muaj në laboratorin e shkollës dhe laboratorin e katedrës Kimi-Fizikë të universitetit të Prishtinës.

Projektet janë \"Pastrimi i ujërave të ndotura nga metalet e rënda dhe bakteriet me anë të membranave\" dhe \"Prodhimi i një plehu natyral nga përzierja e kërcellit të lulediellit të djegur me bohçat e pishës\".

Më herët nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi janë pritur dhe nga Presidentja e Republikës së Kosoves Znj. Atifete Jahjaga dhe ministri i Arsimit Z. Arsim Bajrami duke marrë urimet për medalje.

Drejtori i shkollës Z. Gazmend Aga i uroi suksese dhe shprehu krenarinë e tij për këto projekte duke vlerësuar nxënësit dhe stafin e shkollës për punën serioze të bërë.

Të gjithë të emocionuar u përcollën nga Drejtoria e shkollës dhe prindërit e tyre me urimet më të përzemërta që ta valëvisin flamurin e Kosovës sonë të shtrenjtë e të kthehen me medalje.
Nxënësit janë Mirsad Zejnullahu nga Podujeva, Enes Thaçi nga Prizreni, Blerim Jashari nga Gjilani dhe Besfort Hashani nga Ferizaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)