Shkarkohet dekani i Fakultetit te Mjekësisë, Naim Haliti
Prishtinë, 18 dhjetor - Zyra për Informim e Universitetit të PrishtinësHasan Prishtinaka bërë të ditur se Rektori prof.dr.Ibrahim Gashi, në përputhje me kompetencat dhe me kërkesë të Këshillit Drejtues të UP-së ka marr vendim për shkarkimin e dekanit të Fakultetit te Mjekësisë të UP-së, Prof.Asoc.Dr.Naim Haliti.
Rektori Gashi po ashtu ka suspenduar nga puna Esat Belaj dhe Gazmend Maliqi, asistent në Fakultetin e Mjekësisë si dhe i ka ndërprer kontratën Arian Janoves, asistent i angazhuar në Fakultetin Filozofik.
Ky vendim paraqet mase ndaj zhvillimeve të ditëve të fundit në disa njësi akademike të UP-së, të cilat kanë dëmtuar në masë të konsideruar imazhin dhe reputacionin e Universiteti të Prishtinës jo vetëm në opinionin vendor por edhe tek partnerët e jashtëm të Universitetit të Prishtinës.
Edhe Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 18.12.2013 ka kërkuar që menaxhmenti i UP-së, ti ndërmerr veprimet dhe masat konkrete.