24 Dhjetor 2024

Shionoya: Kosova dhe Japonia të kenë partneritet të veçantë

Prishtinë, 15 gusht - Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Ramë Buja, ka pritur sot ish ministrin e Arsimit të Japonisë, Ryu Shionoya (aktualisht anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Parlamentin Japonez), i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.

Në këtë takim, u bisedua rreth mundësisë së bashkëpunimit më të madh të Kosovës dhe Japonisë, si dhe ndihmës që mund të japë edhe më tutje shteti japonez në zhvillimin e vendit tonë.

Ministri Buja e falenderoi Shionoya për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë shteti i tij për Kosovën, e sidomos për arsimimin e të rinjve tanë, përmes bursave të studimit, vizitave studimore dhe trajnimeve të ndryshme.

“Të gjithë e dimë se Japonia është një vend i zhvilluar dhe ajo që keni bërë ju për përgatitjen e kuadrove tona, është një ndihmë e madhe dhe shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë”, tha ministri Buja, i cili theksoi se Kosova është e interesuar edhe më tutje që të dërgojë studentë për të studiuar në institucionet e arsimit në Japoni dhe nga atje të sjellin përvojën, edukimin dhe përkushtimin në punë.

Ministri Buja e informoi Shionoya për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe mënyrën e funksionimit, ndërsa theksoi se sfida më e madhe është përgatitja e mësimdhënësve.

“Kemi bërë transformimin e Fakultetit të Edukimit dhe pretendojmë të nxjerrim mësues të shekullit 21, sepse pushtimi ka lënë gjurmë edhe në profesionet tona dhe na duhet ende punë për të pasur mësuesin modern”, tha ai.

Ndërsa, Shionoya, i cili është edhe kryetar i grupit parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Japonisë, theksoi faktin se Kosova ka popullsi të re.

 “Jam i bindur se Kosova ka të ardhme të sigurtë dhe jam këtu për të ndihmuar. Mund të diskutojmë çdo pikë të agjendes suaj që çon në zhvillimin e vendit”, tha ai, ndërsa theksoi se do të bëjë çmos që Kosova dhe Japonia të kenë partneritet të veçantë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)