Shënohet Dita NdërKombëtare e Privatësisë
Prishtinë, 27 janar - Me rastin e 28 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Zyrtaren Komunale për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës, organizun disa aktivitete.
Aktiviteti kryesor u zhvillua në shkollën \"Xhemajl Mustafa\", me ç\'rast para nxënësve të klasave VI IX, z. Jeton Arifi - Drejtor në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Premtime Preniqi, zyrtare për mbrojtjen e të dhënave personale në Komunën e Prishtinës mbajtën ligjëratë mbi privatësinë, me fokus të veçantë gjatë përdorimit të teknologjisë informative.
Për nxënësit kjo ligjëratë është vlerësuar si shumë e nevojshme ngase kjo gjeneratë, sipas hulumtimeve të fundit të bëra në vend, më se 97% të tyre janë përdorues të internetit dhe pajisjeve të ndryshme teknologjike.
Si rezultat i kësaj, po ashtu mos informimi adekuat mbi sigurinë në rrjet, ka bërë qe në të shumtën e rasteve atyre tu kanë keqpërdoren të dhënat personale në forma të ndryshme.
Marrë shkas nga kjo, Agjencia këtë vit ka përzgjedhur shkollat e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht nxënësit e klasave 6 deri 12, për ti informuar sa më shumë mbi rolin dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë.
Po ashtu, ligjërata të këtilla informuese u zhvilluan edhe në të gjitha shkollat e këtij niveli në Komunën e Prishtinës, në këtë rast ligjërues mbi rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë ishin vet profesorët të përzgjedhur nga drejtorët e shkollave përkatëse, për të cilët është shpërndarë me kohë një udhëzues të posaçëm.