Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në Kosovë
Prishtinë, 19 shkurt - Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it James Hope, do ti vizitojë aktivitetet e fëmijëve të organizuara për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.
Ky është viti i katërt me radhë që USAID-i, përmes Programit të Arsimit Themelor, organizon aktivitete për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare në Kosovë.