Shënohet "Dita e vajzave"

Prishtinë, 9 tetor - Në SHFMU Shkolla e Gjelbër, u mbajt aktiviteti \"Dita e vajzave\", nën organizimin e Fondacionit Ipko, në bashkëpunim me USAID-in dhe BEP, me temën Vajzat dhe Teknologjia. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte vetëdijesimi i vajzave për profesionet të cilat konsiderohen se nuk janë të përshtatshëm për vajza, që ndihmojnë shumë në punësimin e tyre.
Pra, përkujtimi i kësaj dite ndërkombëtare sjell më shumë vëmendje në jetën e vajzave dhe grave të reja, si qytetare dhe zëra të fuqishëm që bëjnë ndryshime në familjet, komunitet dhe kombet e tyre.
Kjo ditë ndërkombëtare promovon trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla, si ligji, kujdesi shëndetësor, arsimimi si dhe lirinë nga dhuna dhe abuzimi.
Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prishtinës shpreh interesim të veçantë në përkrahjen e të gjithë nxënësve drejt avancimit të tyre. Për krijimin e kushteve më të mira për nxënës, Drejtoria e Arsimit ka pajisur shkollat me kabinete për lëndët përkatëse, me qëllim të ngritjes së cilësisë së procesit të mësimnxënies.