15 Nëntor 2024

Shënohet Dita Botërore e Librit për promovimin e leximit

Prishtinë, 22 prill - ARTPOLIS edhe këtë vit do të jetë organizator i shënimit të Ditës Botërore të Librit në Prishtinë.

Dita botërore e librit është një Festë e autorëve, ilustruesve, librave dhe më e rëndësishmja është Festa e leximit. Në fakt është festa më e madhe e llojit të vet e krijuar nga UNESCO si një festë globale e librave dhe leximit që shënohet në mbi 100 vende të Botës.

Qëllimi i Ditës Botërore të Librit është promovimi i një dite të tillë si një mjet për festimin dhe edukimin e fëmijëve, të rinjëve dhe shoqërisë në përgjithësi nëpërmjet artit dhe promovimit te leximit përgjatë dy ditëve - 22 dhe 23 Prill.

Dita Botërore e Librit mbështet nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Culture for All, Departamentet lokale për Shërbime Publike, Arsim dhe Kulturë në Komunën e Prishtinës si dhe Universiteti i Prishtinës.

Aktivitete të ndryshme do të zhvillohen për nder të Ditës Botërore të Librit si: Lexime të hapura në amfiteatrin e sheshit Zahir Pajazitit; Natën e poezisë dhe leximit me artistë, aktivistë të shoqërisë civile e personalitete të ndryshme publike të përcjellun me muzikë në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës; Punëtori leximi me fëmijët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Fushë Kosovë e poashtu Lexim për fëmijë nga shkrimtarë përgjatë panairit të librit.

Libraritë dhe shtëpitë botuese do të ofrojnë zbritje për shitjën e librave.

Gjatë panairit, biblioteka komunale Hivzi Sylejmani do të bëjë regjistrimin e të rinjëve pa pagesë.

Për herë të parë, Panairi lokal i librit në Prishtinë do të organizohet për dy ditë, për të nxitur shitjen dhe leximin e librave. Libraritë dhe shtëpitë botuese që do të marrin pjesë në panairin e librit janë: Artini, Albas, Këndi Amerikan, Aleanca Franceze në Prishtinë, Buzuku, Damo, Dit e Nat’, Dukagjini, Faik Konica, Pema, Soma Book Station, Ura, Titanik duke përfshirë shitës ambulant nga Prishtina: Florim Beqiri, Muharrem Krasniqi, Mustafa Raqi, Selatin Beqiri, Jeton Mexhuani.

Përgjatë Panairit të librit biblioteka e qytetit “Hivzi Sylejmani”, do të bëjë regjistrimin pa pagesë për të gjithë qytetarët.

Përgjatë këtij aktiviteti, shkrimtaret Drenusha Zajmi dhe Rreze Abdullahu do të lexojnë poezi për fëmijë dhe do të diskutojnë mbi letërsinë për fëmijë. Çdo shkollë do të ketë nga një sesion pas të cilit 5-10 fëmijë, të veshur sipas karaktereve të tyre të preferuar nga librat do të performojnë në skenë dhe do t’i tregojnë të tjerëve rreth librave të tyre të preferuar.

Shkollat që do të marrin pjesë në këtë aktivitet janë: “Faik Konica”, “Naim Frashëri”, “Gjergj Fishta”, “Elena Gjika” dhe “British School of Kosova”.

Për herë të parë, sheshi do të përdoret si një hapësirë për lexim publik ku qytetarët/anëtarët e komunitetit nuk janë vetëm duke kaluar përgjatë sheshit por gjithashtu kanë mundësi të ulen dhe të zgjedhin një libër prej rafteve me libra nga biblioteka “Hivzi Sylejmani” ose libra elektronikë nga Këndi Amerikan. 

Poeti dhe artisti Shpetim Selmani dhe Ardita Islami – mësuese dhe aktiviste do të angazhojnë 20 fëmijë nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian në një punëtori interaktive me poezi dhe vizatime. Ky aktivitet ka për qëllim inspirimin dhe inkurajimin e fëmijëve të shkruajnë dhe të shprehin kreativitetin e tyre përmes poezisë dhe artit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)