14 Nëntor 2024

Shënohet 7 marsi - Dita e Mësuesit

Prishtinë, 7 mars - Në Kosovë sot festohet 7 marsi - Dita e Mësuesit, e cila konsiderohet si një ngjarje me rëndësi kulturore ku të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit që na mësuan shkronjat shqipe.  

Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë hapet mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Kështu që prej kësaj dite festohet në Shqipëri 7 marsi si Dita e Mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarje.

Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)