15 Nëntor 2024

Shënohet 55-vjetori i SHLP-së dhe 9-vjetori i Universitetit të Prizren

Prizren, 26 shkurt - Me një ceremoninë solemne, të hënën është shënuar 55-vjetori i SHLP-së dhe 9-vjetor i Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren.

Me këtë rast është bërë edhe prerja e shirit të ndërtesës së rinovuar të Fakulteti të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe është hapur ekspozita e ish-SHLP-së (fotografi dhe mjete të punës).

Gjithashtu ceremonia ka vazhduar me Koncert me muzikë klasike me artisë shqiptar të përmasave ndërkombëtare.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, zv.kryeministri Enver Hoxhaj, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ambasadori i Francës, Dieder Chabert, Ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi, komandanti i KFOR-it, në Prizren, L. C. Christian Kiesel, përfaqësuesja e ambasadës së SHBA-së, Remzie Potoku, Rektorët e Universiteteve publike në Kosovë dhe përfaqësues të tjerë të organeve shtetërore dhe të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Rektori Vataj me këtë rast ka ndarë mirënjohje për ish-drejtuesit e SHLP-së në shenjë mirënjohje për kontributin tyre në zhvillimin e arsimit të lartë në Prizren dhe për përfaqësuesit e shteteve mike dhe organizatave ndërkombëtare që kanë kontribuar për themelimin dhe zhvillimin e UPZ-së.

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj theksoi se aktualisht, si në formë edhe në përmbajtje UPZ  është Universiteti më i konsoliduar, me infrastrukturë moderne, staf adekuat akademik dhe administrativ dhe ofron programe studimore ekskluzive komfor kërkesave të tregut regjional dhe me gjerë, më të madhin në vend, me planprograme të krahasueshme me universitet më prestigjioze perëndimore.

Ai shtoi se në ranglisten ndërkombëtare, UPZ ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm duke u ngritur për 10 mijë vende në krahasim me vitin 2014, ndërsa është i dyti publik në vend në këtë renditje.

“Vlen të theksohet se në vitin akademik 2016/2017 ka nisë punën Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, me programet Agrobiznes dhe Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit për kuadro që ka nevojë tregu, të cilin synojmë ta zgjerojmë me programe të reja në vitet në vijim. Sot në këtë ditë të shënuar do të bëjmë edhe inaugurimin e ndërtesës së rinovuar për nevoja të këtij fakulteti. Për zhvillimin e kësaj njësie akademike, më tutje, kërkohet vëmendje institucionale, pasi që ky fakultet është unik në vend dhe me gjerë.”, theksoi Rektori Vataj, duke shtuar se u jemi mirënjohës për punën e madhe të gjithë profesorëve të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Prizrenit, të cilët kanë krijuar një traditë të arsimit të lartë në qytetin e lashtë të Prizrenit, në kryeqytetin e kulturës shqiptare dhe qytetin me më diverzitet në vend dhe me gjerë ku ka një harmoni të plotë ndërfetare dhe ndërkulturore.

Ai tha se mbështetje të madhe në themelimin dhe zhvillimin e këtij universiteti ka thënë Komisioni Evropian përmes financimit të Projekteve TEMPUS, që janë emplementuar në UPZ. Mbështetje të madhe kemi edhe nga shtetet të tjera, siç është Franca, Gjermania, SHBA, Turqia, Austria, Shqipëria, shtetet tjera te regjionit dhe me gjerë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, rritja dhe profilizimi i tij tregon qartë se vendimi i marrë në vitin 2009, për themelimin e këtij universiteti ka qenë i drejtë dhe i qëlluar.

Hoxhaj ka shprehur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për Universitetin e Prizrenit, dhe është zotuar se do të angazhohen për cilësi më të madhe që universitetet e Kosovës të jenë konkurruese me universitetet evropiane.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në fjalën e tij para të pranishmëve bëri të ditur se hapat e parë si profesor universitar i ka marr në këto themele të arsimit të lartë. Kryetari Haskuka theksoi se Universiteti “Ukshin Hoti” do ta ketë mbështetjen e Komunës së Prizrenit për zhvillim të mëtutjeshëm.

Ai e vlerësoi si mjaftë të qëlluar Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, për të cilin drejtim ka nevojë tregu i punës. “Universiteti “Ukshin Hoti” besoj se ka me ndikuar pozitivisht në zhvillimet në rajonin Prizrenit dhe me gjerë”, theksoi Kryetari Haskuka. 

Prof. Dr. Vedat Kiseri, ish-student i SHLP-së, ish-Drejtor i SHLP-së, ish-anëtar i Bordit të Përkohshëm Qeverisës të UPZ-së në fjalën e tij theksoi se sot, Prizreni kremton 55 vjetorin e themelimit të institucionit të arsimit të lartë, respektivisht të SHLP si dhe 9 vjetorin e zhvillimit të saj në krenarinë tonë të madhe - në Universitetin e Prizrenit.

 “55-vjetori i themelimit të SHLP dhe 9 vjetori i themelimit të Universitetit të Prizrenit paraqesin një ngjarje të jashtëzakonshme jo vetëm për qytetin e bukur të Prizrenit por për gjithë vendin. Sot Prizreni dhe Universiteti përbëjnë një qendër të rëndësishme me ndikim për arsimin, kulturën e shkencën shqiptare."

"Historia, kultura, arsimi e tradita artdashëse e këtij qyteti kanë qenë dhe mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës e arsimit shqiptar. Trashëgimia e krijuar gjatë këtyre dekadave dhe vlerat e arritura përbëjnë një pasuri të madhe për arsimin e vendit tonë, duke dhënë një kontribut cilësor edhe në zhvillimin ekonomik jo vetëm të këtij rajoni, por gjithë vendit, për ecjen e tij në rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian”, theksoi profesor Kiseri.

Ndërkaq, në emër të Kryetari të Këshillit Organizativ foli prorektori i UPZ-së, Prof.Dr. Kadri Kryeziu, i cili theksoi e nëse ne e respektojmë dhe e kujtojmë të kaluarën meritojmë që edhe neve një ditë të na kujtojmë në të ardhmen.

"Të gjithë ata që kanë kontribuar në arsimimin e brezave për më shumë se gjysmë shekulli në këto themele të Universitetit “Ukshin Hoti” meritojnë mirënjohje dhe respekt të përhershëm.”, theksoi Prorektori Kryeziu. Ai falënderoi anëtarët e Këshillit Organizativ për punën e tyre në organizimin e kësaj ceremonie. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)