Shënohet 49 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës
Për të shënuar 49 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, KITU organizon një ekspozitë për historinë e Universitetit, panele diskutimi dhe një mbrëmje argëtuese.
Hapja solemne do të mbahet sot ku të pranishmit do të kenë rastin të shohin ekspozitën.
Pas hapjes, përfaqësuesit e organizatave anëtare të Koalicionit do të prezantojnë punën e realizuar gjatë vitit 2018 dhe do të diskutojnë sfidat kyçe të arsimit të lartë në Kosovë.
Me pas, do të mbahet një diskutim mes rektorit të UP-së Marjan Dema, Ministrit të Arsimit Shyqyri Bytyqi, dhe drejtorit të Qendrës Kosovare për Arsim, Dukagjin Pupovci.
Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar.
Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.