Shënohet 30 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijës
Prishtinë, 19 nëntor - Sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, zyra e UNICEF-it në Kosovë do të mbajë aktivitet me fëmijët në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës.
"Sot fëmijët marrin kontrollin! #DitaBotërore e fëmijëve është një shans për vajzat dhe djemtë të marrin rolin udhëheqës, të kërkojnë të drejtat e tyre dhe të ndajnë vizionin e tyre për një jetë më të mirë. A do t’i dëgjoni", thekson UNICEF.
Ky aktivitet mbahet me rastin e shënimit të 30 vjetorit të miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), UNICEF-i dhe Bashkimi Evropian globalisht kanë bashkuar forcat për të organizuar ngjarje dhe aktivitete të ndryshme për të festuar këtë datë me rëndësi.
Në Kosovë gjithashtu UNICEF është angazhuar për të mbledhur sa më shumë të rinj dhe fëmijë për ti fuqizuar ata në përkrahje të të drejtave të tyre por edhe për të dëgjuar zërat e tyre.