14 Nëntor 2024

Shënohet 25 vjetori i themelimit të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë

Prishtinë, 12 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë, Arsim Bajrami ka marrë pjesë sot në ceremoninë solemne kuështë shënuar 25 vjetori i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë  (LASh)“Naim Frashëri”.

Me këtë rast, ministri Bajrami u shpreh se kjongjarje shënon fillimin e përpjekjeve finale të popullit të Kosovës përliri, pavarësi dhe shtetndërtim dhe tha se ky proces ka filluar merezistencën që ka bërë shkolla shqipe, që kanë bërë arsimtarët nëmomente historike.

“Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “NaimFrashëri”, ka qenë një institucion shumë i rëndësishëm, i cili ndër tëparët ka vënë bazat e rezistencës, të pavarësisë dhe të ruajtjes sëarsimit shqip në kohë shumë të vështira”, tha ministri.

MinistriBajrami kujtoi të gjithë ata që ndihmuan arsimin shqip, e po ashtu edhemësimdhënësit që ranë duke bërë rezistencë kombëtare.

“Nuk ishtelehtë që të mbahej shkolla shqipe në atë kohë, sepse ishin planet espastrimit etnik, të dëbimit, të mbylljes së shkollave dhe përfundimittë ëndrrës për një shtet të pavarur dhe sovran. Por, tani të gjithë jemikrenar për homogjenitetin kombëtar që kemi pasur në periudhën 1990-98”,tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi se ka qenë arsimi që ka zbatuarpër herë të parë Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke hartuar akteligjore.

Duke kujtuar rolin LASh-it, ministri Bajrami tha se nesot duhet të vetëdijësohemi për rolin e shkollës sonë në një shtetdemokratik dhe të pavarur. “Sot arsimi dhe edukimi janë fusha kryesoretë përparimit të shtetit tonë”, tha ai, ndërsa theksoi se nuk kainvestim më të rëndësishëm për shtetin tonë se sa të krijosh shkolla dheuniversitete cilësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)