25 Dhjetor 2024

Shënohet 17 vjetori i protestave të 1 tetorit 1997

Prishtinë, 1 tetor - Lëvizja Studentore e 97-tës vazhdon të vlerësohet si pikënisje e kthesës së madhe historike që po vinte për Kosovën, kthesë e cila mori emrin dhe vulën e UÇK-së.

Lëvizja Studentore e 97-tës e drejtuar nga Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Edhe pse sot janë bërë 17 vjet, Lëvizja Studentore e 97-tës vazhdon të vlerësohet si pikënisje e kthesës së madhe historike që po vinte për Kosovën, kthesë e cila mori emrin dhe vulën e UÇK-së.

Disa nga protagonistët e kësaj lëvizje kanë deklaruar se kjo lëvizje ka qenë pantere strategjike e Shtabit të Përgjithsëhm të UÇK-së.

Sipas tyre, Lëvizja Studentore e 97-tës ka sensibilizuar opinionin ndërkombëtar se UÇK-ja buronte nga populli liridashës i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)