23 Dhjetor 2024

Shënohet 1 vjetori i themelimit të Universitetit në Gjakovë

Gjakovë, 7 mars - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja kanë marrë pjesë në në ceremoninë e 1 vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. 

Po ashtu, të shoqëruar edhe nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila, kryeministri Thaçi dhe ministri Buja morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ku u ndanë mirënjohje për veteranët e arsimit (të pensionuar), të komunës së Gjakovës.

Gjatë ceremonisë së 1 vjetorit të themelimit të Universitetit të Gjakovës, ministri Buja theksoi se ndjehet me privilegj  për  t`iu uruar përvjetorin e tempullit më prestigjoz të dijes në Gjakovë.

“Gjakova tashmë është qytet universitar dhe ky universitet lindi në një vatër që ka traditë të lashtë të arsimit shqip”, theksoi ministri Buja.

Në vazhdim ministri Buja foli edhe për zhvillimet në arsimin e Kosovës  me  ç`rast theksoi se  “arsimi në Kosovë po ecën drejt lartësive që synojmë të arrijmë, drejt arsimit bashkëkohor evropian. Shqipëria do të bazohet në tërësi në Kurrikulën e Arsimit Parauniversitar të Kosovës dhe kjo gjë do të ndodhë së shpejti”, theksoi ministri Buja.

Ndërkaq, në ceremoninë festive të 7 Marsit, me rastin e ndarjes së mirënjohjeve për veteranët e arsimit të Gjakovës, kryeministri Thaçi tha se për shoqërinë tonë figura e mësuesit është veçanërisht e vlerësuar dhe e respektuar dhe plotësisht me të drejtë. “Arsimtarët tanë të nderuar kanë kultivuar dhe mbajtur ndezur ndjenjën patriotike dhe dëshirën për liri e pavarësi edhe në periudhat më të stuhishme të përballura nga populli ynë”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ndërkaq, ministri Buja ka përgëzuar veteranët e arsimit  në Gjakovë për kontributin e tyre ndër vite në përhapje të dijes.

“Nëse një shoqëri di të çmojë dhe vlerësojë arsimin, nuk ka përse t’i frikësohet  të ardhmes ”, ka thënë ministri, ndërsa tha se Qeveria e Kosovës e ka dhe do ta ketë gjithmonë prioritet arsimin dhe avancimin e tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)