23 Dhjetor 2024

Shefkije Islamaj, kryesuese e KD të UP-së

Prishtinë, 3 mars -  Shefkije Islamaj, e dërguar e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, është zgjedhur kryesuese e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Islamaj ka thënë se në këtë mbledhje konstituive është vendosur që të fillojnë procedurat për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së rektorit të UP-së.

“Procedurat fillojnë që nga ky moment. Brenda dy ditëve presim të vijnë propozimet nga Senati. Gjithashtu edhe Këshilli Drejtues ka të drejtë të propozojë ushtruesin e detyrës të rektorit të UP-së. Do të shohim propozimet më të mira. Ne jemi të interesuar që universiteti të fillojë punën normale dhe të ketë si qëllim prioritar zhvillimin e  mbarë të punëve që lidhen me universitetin”, ka thënë Islamaj, duke premtuar se ky Këshill do të jetë shumë i hapur me opinionin.

Për postin e ushtruesit të detyrës së rektorit të UP-së pritet që Senati t’i propozojë këta kandidatë: Abdullah Zejnullahu, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Naser Zabeli, prodekan në Fakultetin Filozofik, Shpresa Hoxha, profesoreshë në Fakultetin Ekonomik dhe Sali Bashota profesor në Fakultetin e Filologjisë. “Epoka e re”, ka mësuar nga një burim i saj brenda Këshillit Drejtues se gjasat më të mëdha për ta drejtuar universitetin deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja i ka Avdullah Zejnullahu.

Kjo është mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të UP-së, e cila është mbajtur me përbërje të re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)