23 Dhjetor 2024

SHBA, shkurtimet e buxhetit prekin mësimin e anglishtes

Californi, 15 prill - Reforma e imigracionit është bërë përparësi këtë vit, dhe Presidenti Obama dhe një grup senatorësh nga të dyja palët që po hartojnë legjislacion për këtë çështje, bien dakord në një drejtim: mbi 11 milion emigrantëve të paligjshën do t’u duhet të mësojnë anglisht para se të fillojnë procesin e marrjes së dokumentave.

Por kjo do të thotë që do të ketë 10 herë më shumë nxënës sesa klasa në dispozicion dhe distriktet e shkollave të prekura nga recesioni vazhdojnë të shkurtojnë ose eliminojnë kurset e anglishtes. Prandaj pyetja që shtrohet është se kush do t’i mësojë gjithë këta nxënës?

Kur Shkolla për të Rriturit në Fontana të Californisë hap zyrën e regjistrimit çdo ditë, ka gjithmonë radhë të gjata dhe nuk ka klasa të mjaftueshme për të gjitha ata që duan të regjistrohen.
   
Deri para pak kohe, California kishte fonde të veçanta për arsimimin e të rriturve. Por për të ndihmuar shkollat që të përballojnë shkurtimet e fondeve gjatë recesionit të fundit, ligjvënësit e shtetit i lejuan që të t’i përdornin ato fonde për programe të tjera.  Për këtë arsye, shkolla Fontana ka 90 për qind më pak buxhet dhe nxënës si Maria Flores nuk mund të futen në klasën e nivelit të tyre.

“Më futën në një klasë fillestare, ku mëson si të thuash ‘përshëndetje, mirëmëngjes, si jeni?’. Unë këto i kam mësuar.  Mua më duhet të praktikoj ato që kam mësuar, por shpesh nuk ka vend”.

Drejtorja e shkollës Cindy Gleason thotë se shumë nxënës janë të detyruar të shkojnë në klasa anglishteje që nuk përputhen me nivelin e tyre.  Dhe më shkurtimin e fondeve, ajo nuk është e sigurt as nëse shkolla do të vazhdojë me këtë nivel shërbimi. 

“Shpesh është zhgënjyese që të mos dish nëse do të ketë shkurtime të  tjera dhe sesi do të mund të ofrojmë shërbimet për të cilat kanë nevojë nxënësit dhe komuniteti”.

Problemi është veçanërisht i mprehtë në Californi, ku jetojnë një ndër katër imigrantë që nuk dinë anglisht në Shtetet e Bashkuara. Por Margie McHugh e Institutit për Politikat e Migracionit parashikon një stuhi kërkesash të paplotësuara për mësim anglishteje në gjithë vendin.

\"Klauzola që u kërkon emigrantëve të mësojnë anglisht do të rrisë kërkesën për këto klasa, por është pothuajse e sigurt që kjo nevojë nuk do të plotësohet.  Në gjithë vendin, ka probleme të mëdha me mundësinë për t’i plotësuar këto kërkesa.  Gjithsej në Shtetet e Bashkuara kemi humbur rreth 25 për qind të kapacitetit të sistemit. Në shkallë kombtëare kemi mundësi që të plotësojmë nevojat e vetëm 725 mijë vetëve.”

Dhe së shpejti ky numër do të jetë edhe më i vogël. Në Los Angeles, programi për arsimimin e të rriturve është shkurtuar 75 për qind.

Mëgjithatë administratori për arsimin e të rriturve Andres Ameigeiras shpreson që ta ngushtojë hendekun me qendra rajonale edukative që ofrojnë kurse trajnimi për profesione si mekanik për shembull, gjatë ditës dhe klasa anglishteje në mbrëmje. 

“Ne po përpiqemi të plotësojmë sa më shumë nevoja me sa më pak shpenzim”, thotë ai.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown synon t’ua kalojë kompetencat për arsimin për të rriturit kolegjeve të komuniteteve, duke lehtësuar distriktet shkollore, të cilat merren kryesisht me arsimin e fëmijëve. Por mësuesit e anglishtes thonë se kjo lloj metode mund të mos jetë efikase për nxënësit që kanë nevojë për njohuri bazë dhe mësime individuale.

Në Qendrën Hispanike për Shkrim e Këndim në Los Angeles, mësimi i anglishtes për disa nxënës fillon duke i mësuar të lexojnë dhe shkruajnë spanjisht

Presidentja e qendrës Mari Riddle thotë se vetëm në Los Angeles ka 216 mijë imigrantë hispanikë që janë analfabetë.  Ajo nuk mendon se ata mund të kenë sukses në një kolegj komuniteti.

Shkollat për të rriturit në gjithë vendin po eksperimentojnë me mësimin e anglishtes përmes kompjuterave, me shpresën se programet kompjuterike mund të zëvendësojnë klasat individuale me mësuesit. Margie McHugh e Institutit për Politikat e Imigracionit  nuk është optimiste. Ndërsa reforma e imigracionit vaxhdon, ajo shpreson që thirrjet gjithnjë e më të shumta për mbështetje financiare federale, të kompensojnë për numrin e pamjaftueshëm të mësuesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)