SHBA me udhezime të reja për metodat e mësimit
Washington, 11 prill - Një ekip shkencëtarësh dhe akademikësh thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) duhet të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si nxënësit amerikanë mësojnë shkencat ose vendi së shpejti nuk do të jetë në gjendje për të konkurruar në ekonominë globale.
Dokumenti i ri i ashtuquajtur standartet e shkencës për brezin tjetër, mes qindra udhëzimeve, bënë thirrje për futjen e mësimeve të shkencës klimatike në shkollat e mesme, dhe për të siguruar që të gjithë nxënësit të mësojnë në lidhje me evolucionin.
Udhëzimet e reja vënë theksin veçanërisht në të mësuarit me anë të praktikës dhe të menduarit në mënyrë kritike, sesa mësimin përmendësh të fakteve që përdoret si medotë për nxënësit në shkolla sot.