SHBA dhuron mobilje shkollore për shkollat e Kosovës
Prishtinë, 1 tetor - Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes pran Ambasadës Amerikane (ODC) është duke implementuar projektin e ndihmës humanitare duke dhuruar $ 125,000 në mobilje, për shkollat e Kosovës.
Njëmbëdhjetë shkolla, të komunës së Prishtinës, Mitrovicës dhe Vushtrrisë janë duke u pajisur me mobilje, përfshirë këtu tavolina, karriga, tabela, sirtarë, dollapa librash madje edhe piano.
Mobiljet janë në gjendje shumë të mirë dhe dhurohen nga ana e Ambasadës Amerikane nëpërmjet Departamentit të Mbrojtjes dhe Programi i Ndihmës Humanitare në Prona të Tepërta pran Komandës Evropiane të SHBA-ve.
Mobiljet janë duke u shpërnadarë gjatë fundit të muajit shtator, dhe është duke u zhvilluar shpërndarja e dytë nga gkithsejt gjashtë, sa ka paraparë ky projekt i ndihmës humanitare.
Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për ti ndihmuar studentët dhe shkollat Kosovare, tha Ambasadorja Amerikane, Tracey Jacobson.
Ky donacion i bankave shkollore, karrigave dhe mobiljeve tjera esenciale, dhuruar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes reflekton përkushtimin tonë që rinia Kosovare të merr arsimimin e merituar dhe përfitojnë trajnime dhe dhunti të nevojshme që ju nevojitet për tu rritur dhe bërë frytëdhënës.
Y. Ali Bejta, Drejtor i Drejtoratit për Arsim në Mitrovicë tha: Në emër të të gjitha shkollave në Komunën e Mitrovicës dhe në emër të Drejtoratit të Arsimit, desha ti shpreh falenderimet më të sinqerta Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë Amerikane për ndihmën e vazhdueshme në çdo fushë të arsimit, e në veçanti për përkrahjen për ti mobiluar shkollat me mobilje moderne, përfshirë këtu edhe përmbushjen e nevojave tjera materiale.\"
\"I falenderohem personelit të Ambasadës Amerikane për bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim në përmbushjen e këtij projekti. Kjo ka ndikim shumë të madh në nxënësit tonë.
Gjenerali Rama, Komandanti i Forcave Toksore, siguroi që pjesëtarët e FSK-së të ndihmojnë me shpërndarjen dhe shkarkimin e këtij donacioni.
Ky program i donacionit është mbikqyrur nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes pran Ambasadës Amerikane (ODC).
ODC koordinon dhe mbikqyrë disa programe Humanitare dhe Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, përfshirë këtu edhe Kosovë-IOWA partneritetin shtetërorë.
ODC përqëndrohet në mbështetjen e trajnimeve dhe profesionalizimin e FSK-së, por shumica e programeve lejojnë edhe ndihmën për Qeverinë dhe Shoqërinë e Kosovës.
Mbështetja tjetër e Sistemit të Arsimit parasheh përmbushjen e projektit tanimë të aprovuar i cili mbrinë shumën $ 325,000 për renovimin e shkollave ne Kamenicë dhe Mitrovicë.
Këto projekte do të ndihmojnë që pamja dhe funkcioni i këtyre shkollave të rifreskohet dhe më me rëndësi të përmirësoj kushtet e mësimit për më tepër se 1500 nxënës.