Shabaj: Votuan rreth 35 pёr qind e studentëve
Prishtinë, 7 qershor - Zëdhënësi i KQZ-së, Gazmend Shabaj, ka thënë për Portalin Ekonommia se kanë votuar mbi 35 për qind nga rreth 52 mijë studentë me të drejtë vote.
Në përgjithësi procesi ka shkuar mirë, me përjashtim të disa ankesave të vogla, të cilat kanë qenë të natyrës teknike, ka thënë ai. Shabaj ka thënë se përveç studentëve të njësive akademike në Prishtinë, në zgjedhje kanë marrë pjesë edhe studentë nga qendrat e tjera të UP-së si në Prizren, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj. Shabaj ka thënë se rezultatet preliminare të zgjedhjeve do të dalin të enjten (sot )në mesditë.
Kutitë do të sillen në Rektorat nga të gjitha njësitë akademike, të cilat do t`i pranojmë gjatë gjithë natës të së mërkurës dhe presim që rezultatet preliminare të jenë të enjten në mesditë, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Gazmend Shabaj.
Studentët e UP-së të mërkurën kanë votuar për përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre nëpër këshilla të fakulteteve si dhe në Parlamentin Studentor të UP-së.