Sfida e përkujtimit dhe arsimit për Holokaustin
Prishtinë, 20 prill - Më 12 dhe 13 Prill 2016, programi i edukimit për paqe i forumZFD Kosovë në bashkëpunim me eksperten e arsimit për Holokaustin nga Yad Vashem (Israel) dhe Asociacionin Kosovar të mësuesëve të Historisë, organizuan punëtorinë \"Sfida e përkujtimit dhe arsimit për Holokaustin\" në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Organizuar nga forumZFD Kosovë, ekspertja e arsimit për Holokaust nga Yad Vashem Dr. Chava Baruch kanë diskutuar dhe shpjeguar shumë karakteristka specifike për Holokaustin, zhvillimin e hulumtimeve për Holokaustin dhe kanë prezantuar metoda të ndryshme për të mësuarit e Holokaustit në mosha të ndryshme.
Njëzet e pesë mësues të historisë, studentë dhe zyrtar nga MASHT kanë marrë pjesë në këtë punëtori dhe kanë analizuar kurikulën e arsimit për Holokaustin në Kosovë.
Arsimi për Holokaustin është pjesë e edukimit për paqen, pasi që holokausti nuk është vetëm një histori e tmershme e magnitudave ekstreme dhe pasojave, por poashtu ajo shërben si rast studimi për atë se si anti - semitizmi, antiziganismi , racizmi , paragjykimet , stereotipet , nacionalizmi dhe vetë- viktimizimit mund të shpien në një katastrofë.
Në veçanti në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, këto fenomene janë çështje aktuale të diskurseve politike dhe publike.
Pasi që kjo punëtori ishte fillimi i një bashkëpunimi të gjatë në mes Asociacionit Kosovar të mësuesve të Historisë dhe Yad Vashem-it, punëtoria përfundoi me identifikimin e hapave të mëtejmë që do të ndërrmiren në mënyrë të përmirësimit të arsimit për Holokaustin, lëndës së historisë dhe librave shkollor të Kosovës drejt kësaj çështje.
Punëtoria erdhi në përfundim se:
1. Tekstet shkollore të Kosovës përmbajnë informata historike të pasakta në lidhje me Holokaustin dhe nuk përfshijnë ndonjë burim.
2. Për të përmbushur kërkesën e arsimit të Kornizës së kurrikulave të Kosovës për arsimin e bazuar në aftësi, mësuesit kanë nevojë për trajnim në metodat e tanishme pedagogjike