Serri viziton Qendrat Mësimore për romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët
Prishtinë, 24 tetor - Zëvendësshefi i Zyrës së BE/PSBE, Riccardo Serri, do të vizitojë Qendrën Mësimore në Fushe Kosove, që është pjesë e projektit të financuar nga BE i cili synon të sigurojë prospekte më të mira për arsim për fëmijët dhe të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian.
Qendrat Mësimore gjithashtu lehtësojnë kontaktin midis mësuesve në shkolla publike dhe prindërve rom, ashkali dhe egjiptian për të përmirësuar komunikimin midis tyre dhe për të krijuar një mjedis më të mirë shkollor për të mirën e fëmijëve.
Deri më tani, 1,620 fëmijë dhe të rinj kanë përfituar nga aktivitetet në dhjetë qendra mësimore në të gjithë Kosovën.