23 Dhjetor 2024

Senati hedh poshtë ankesat

Prishtinë, 21 janar - Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur sot, më 21.1.2014, e shqyrtoi edhe raportin e Komisionit për ankesa dhe parashtresa.

Ky raport konstaton se të gjitha ankesat e kandidatëve që nuk janë pranuar në studimet e doktoratës janë të pabazuara dhe bien ndesh me Vendimin e Senatit nr. 2/988, të datës 26.11. 2013, përveç ankesës së një kandidati, që tashmë është zgjidhur.

 
Duke pasur parasysh se pas përfundimit të procesit të ankimimit në disa njësi akademike kanë mbetur vende të lira, Senati në këtë mbledhje vendosi që t’i plotësojë këto vende me kandidatë që e kanë notën mesatare mbi 8.00 në secilin nivel studimi, sipas ranglistës së pikëve që kanë marrë nga komisioni vlerësues i atyre njësive akademike.
 

Po ashtu, Senati vendosi që të gjithë asistentët në marrëdhënie të rregullt pune në UP, të cilët e kanë notën mesatare mbi 8.00 në secilin nivel të studimeve, të përfshihen në listat e të pranuarve.
 

Lista e plotësuar me emrat e të pranuarve për vendet e lira do të publikohet brenda javës nga njësitë akademike përkatëse. Publikimi do të bëhet në ueb-faqet e njësive akademike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)