Seminar mbarëkombëtarë për mësimin plotësues në diasporë
Prishtinë, 27 korrik - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Ministria e Arsmit e Shqipërisë (MASH) në Korçë, do të organizojnë Seminarin e tetë mbarëkombëtarë me mësuesit/et e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues SHSHMP në diasporë Korça 2012.
Në këtë seminar tashmë tradicional pritet të marrin pjesë rreth 130 mësuese e mësues shqiptarë që punojnë me nxënësit e shkollave shqipe në diasporë. Seminari ka karakter profesional trajnues dhe zhvillohet në seanca plenare me ligjërues të autorizuar dhe në punëtori tematike.
E veçanta është se kjo ngjarje e rëndësishme arsimore , sivjet përkon edhe me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Ndërkaq sipas progarmit në këtë seminar do të prezantohen punime e teza të ndryshme lidhur me rrethanat politiko shoqërore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, mësimet historike nga kjo ngjarje , si dhe për Abetaren e përbashkët e cila të aplikohet nga fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë dhe Shqipëri!
Ndryshe , sipas traditës seminari përveç tjerash ka për qëllim edhe këmbimin e përvojave reciproke të mësuesve të angazhuar për mësimdhenie në gjuhën shqipe në vende të ndryshme evropiane.
Seminarin e drejtojnë, Rozalba Merdani - Shqipëri dhe Nuhi Gashi- Kosovë dhe mbahet në ambiente të Grand Hotel Palace në Korçë.