22 Dhjetor 2024

Semestri 300 euro i papërballueshëm për studentët

Prishtinë, 22 prill - Studentët e departamentit të sociologjisë (niveli master) të Universitetit të Prishtinës, kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe nga Rektorati që të zbritet pagesa për semestër nga 300 në 200 euro.

Në kërkesën studentëve të sociologjisë thuhet se pagesa e semestrit në shumën prej 300 eurove është e papërballueshme për studentët duke marrë parasysh gjendjen e rëndë socio-ekonomike në vend.

Kësaj kërkese i janë bashkangjitur edhe një peticion me 130 nënshkrimet e studentëve të departamentit të sociologjisë.

“Ne studentët e Departamentit të Sociologjisë, kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës të zbresë çmimin e pagesës për semestër, në nivelin Master, nga 300 në 200 euro.\"

Obligimet universitare për pagesën e semestrit prej 300 eurosh (niveli Master) janë të papërballueshme për t’u mbuluar nga shumica e studentëve.

Numri i studentëve që është planifikuar të pranohen në nivelin Master për këtë vit akademik (2010/2011), në shumë fakultete dhe veçanërisht në Departamentin e Sociologjisë, është dyfishuar, gjë që sadopak i kontribuon shtimit të ardhurave të Universitetit të Prishtinës, me të cilat do të sigurohen të hyra të mjaftueshme të shpenzimeve universitare, mungesa e të cilave do të mund ta arsyetonte çmimin aktual të pagesës.

\"Zbritja e çmimit të semestrit, studentëve do t’ua lehtësonte studimet. Shpresojmë që kërkesa jonë të hasë në mirëkuptimin tuaj dhe të shqyrtohet seriozisht”, thuhet në komunikatën për medie të lëshuar nga studentët e departamentit të sociologjisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)