Sekretari i UP-së pahuhet mbi 4 mijë euro në muaj
Prishtinë, 3 mars - Sekretari i Universitetit të Prishtinës Esat Kelmendi, merr një pagesë prej rreth 4 mijë euro në muaj.
Paga e tij e deklaruar është rreth 1 mijë e 140 euro, por ai ka marrë dyfishin, e ndonjëherë edhe katërfishin e kësaj page gjatë disa muajve të vitit të kaluar, por dhe gjatë fillimit të vitit 2014, shkruan Koha Ditore.
Esat Kelmendi, arsyetohet se të ardhurat shtesë i ka marrë nga honoraret, bazuar në Rregulloren mbi kompensimin e punës së komisioneve që themelohen në nivel të Universitetit. Por deputetë të Komisionit parlamentar të arsimit këtë gjë e quajnë keqpërdorim të llojit të vet
Burime të brenda Universitetit të Prishtinës \"hasan Prishtinë\" bëjnë të ditur se shumën vjetore të të ardhurave që është dashur të marrë Kelmendi nga paga, e ka realizuar nga honorarët e rreth katër muajve.
Ndërsa, vetëm në nëntorin e vitit 2013, ai ka marrë një pagë mbi 4 mijë e 200 euro, apo katërfishin e pagës së tij bazë.
/Koha Ditore/