26 Dhjetor 2024

SBASHK vazhdon me angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë

Prishtinë, 27 maj - Anëtarët e Komisionit Parlamentar  për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale janë shprehur se pikërisht në vitet 1989- 1999 mësimdhënësit e Kosovës kanë dhënë kontribut të lartë në mbajtjen gjallë të arsimit dhe se ata meritojnë respekt të lartë për këtë dhe se institucionet duhet të bëjnë gjithë angazhimet  në mënyrë që mësimdhënësit të gëzojnë pensionin  e merituar të punës.
 
Një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, janë gjendur në ambientet e  Kuvendit të Kosovës  për t’u takuar me anëtarët e Komisionit Parlamentar  për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e për të kërkuar nga ata ngritjen e çështjes së Ligjit për Skemat  Pensionale të Financuara nga Shteti. 

Ky Ligj është dekretuar nga presidentja  e Kosovës,znj. Atifete Jahjaga  më 21 maj  të vitit 2014, por pika 6 e nenit 8 të tij nuk po gjen zbatim  dhe kështu mësimdhënësit  e Kosovës nuk po gëzojnë pensionin e punës, por atë të pleqërisë.

Ky veprim i pakuptueshëm  i nivelit qendror e lokal të pushtetit ka bërë që në selinë e SBASHK-ut  të vijnë vazhdimisht ankesa nga mësimdhënësit e pensionuar.  SBASHK-u  ka kohë që kishte kërkuar përkrahjen e presidencës në mënyrë që të vihet në jetë pika 6 , që thotë se: “Me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë  dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës”. 

SBASHK-u kishte marrë përgjigje nga Këshilltari i Lartë i presidentes, z. Ramush Tahiri se ligji është i qartë dhe se duhet të vihet në jetë.  Kjo nuk ka ndodhur dhe prandaj në përpjekje për realizimin e kësaj kërkese legjitime të anëtarësisë  delegacioni i SBASHK-ut ka bashkëbiseduar  lidhur me këtë me anëtarët e  e Komisionit Parlamentar  për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj  dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri,  kanë falënderuar kryetaren e komisionit, znj. Flora Brovina dhe gjithë anëtarët e tjetër  dhe kanë kërkuar nga ata që ta ngritin këtë çështje në takim me Ministritë gjegjëse dhe në Parlamentin e Kosovës  në mënyrë që Ligji për Skemat  Pensionale të Financuara nga Shteti të implementohet në tërësi  në mënyrë që mësimdhënësit e pensionuar ta gëzojnë pensionin e merituar të punës. 

Të gjithë anëtarët e këtij Komisioni Parlamentar  janë shprehur  se  kërkesa e SBASHK-ut lidhur me këtë çështje është e drejtë dhe se ata do të angazhohen  me tërë mundësitë e tyre që Ligji të implementohet në tërësi.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar  për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale janë shprehur se pikërisht në vitet 1989- 1999 mësimdhënësit e Kosovës kanë dhënë kontribut të lartë në mbajtjen gjallë të arsimit dhe se ata meritojnë respekt të lartë për këtë dhe se institucionet duhet të bëjnë gjithë angazhimet  në mënyrë që mësimdhënësit të gëzojnë pensionin  e merituar të punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)