26 Dhjetor 2024

SBASHK-u përkrahë kërkesat e mësimdhënësve në veri të Kosovës

Prishtinë, 13 maj - SBASHK-u është duke përcjellë nga afër situatën në shkollat “Isa Boletini” në Boletin, “Kadri Bistrica” në Bistricë dhe shkollën në fshatin Qabër. Mësimdhënësit shqiptar të këtyre shkollave ka dy muaj e gjysmë që nuk kanë marr paga dhe nuk janë informuar pse ka ndodhur kjo.

Ata kanë pritur deri tani duke qenë në shërbim të nxënësve, por mos marrja e pagave po pengon ata që të kryejnë detyrat e tyre sepse nuk kanë para për të udhëtuar as deri në shkollë.

SBASHK-u ka kërkuar përgjigje nga institucionet dhe kishte premtime se kjo çështje do të zgjidhet, e këto premtime kanë bërë që edhe mësimdhënësit e shkollave në veri të Kosovës të punojnë me shpresën se do të gjendet zgjedhje për pagat e tyre.

Pasi që kjo nuk ndodhi, mësimdhënësit e shkollës “Isa Boletini” kanë hyrë në grevë dhe janë deklaruar se do të vazhdojnë me grevën derisa nuk u japin pagat për muajin mars dhe prill. Grevë mund të pritet edhe në shkollën “Kadri Bistrica”.

SBASHK-u mbështet kolegët e këtyre shkollave dhe kërkon nga institucionet e Kosovës që të gjejnë zgjidhje në mënyrë që këta mësimdhënës ti marrin pagat e merituara dhe pastaj të vazhdojnë me procesin mësimor për ta mbyllur me sukses këtë vit shkollor.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)