SBASHK-u nuk do njoh as KES-in e as vendimet e tij
Prishtinë, 30 shtator - Sindikata e Bashkua e Arsimit Shkencës dhe Kultures (SBASHK) bën me dije opinionin, Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqienies Socilale, MASHT-in dhe gjithë të punësuarit në arsim se kështu si është vepruar nga Komisioni gjegjës në caktimin e përbërjes së KES janë shkelur interesat dhe të drejtat e SBASHK-ut dhe prandaj kjo Sindikatë nuk do të njoh as KES-in e as edhe vendimet e tij.
SBASHK-u ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare se i është mohuar e drejta të jetë pjesë e KES-it dhe me të marrë të kësaj përgjigje do të pasojnë veprimet konform rregullave dhe angazhimeve Staturate të SBASHK-ut.
\"Duke u përgjegjur në atë që lexuam në media që tani e bëjmë me dije opinionin, Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqienies Socilale, MASHT-in dhe gjithë të punësuarit në arsim se kështu si është vepruar nga Komisioni gjegjës në caktimin e përbërjes së KES janë shkelur interesat dhe të drejtat e të punësuarve në arsim, institucione shkencore e në ato të kulturës dhe prandaj SBASHK-u nuk do të njoh as KES-in e as edhe vendimet e tij\".
\"Kujtojmë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale se SBASHK-u kishte përgatitur gjithë dokumentacionin dhe e kishte dorëzuar me kohë për të konkuruar për përbërjen e re të KES.\"
\"Kujtojmë se jemi Sindikata më e organizuar, më aktive, me më se shumti aktivitete në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit dhe çka është më e rëndësishmja kemi numrin më të madh të anëtarëve aktiv, rreth 18.500) dhe për gjithë këto kemi dëshmuar me argumnte e dokumente.\"
Të gjithë e dinë gjendjen në BSPK dhe numrin real të anëtarëve e degëve atje. Ajo nuk ka s 3 % të të punësuarve si anëtarë të saj. Të gjithë e dinë se sa është aktiv dhe sa ka anëtarë SBASHK-u.
Kjo Sindikatë është përfaqësuaesja e vetme e të punësuarve që nga qerdhet e deri te Universiteti. Kërkojmë nga Ministri i Minsitrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që të mos e marrë parasuysh sygjerimin e Komisionit sepse në vetë përbërjen e këtij Komisioni ka konflikt ineresi dhe se është shkelur edhe Ligji për Këshillin Ekonomik e Social, nr. 04/L-008, saktësisht neni 7 , alineja, 1.1. .
Nëse nuk ndodh kështu do të krijohen probleme e pakënaqësi ngase SBASHK-u me gjithë këtë numër anëtarësh e me gjithë këto aktivitete nuk do të pranojë kurrë që të tjerët, kusho qoftshin ata, ta prezantojnë në KES.
Pra, derisa nuk veprohet në anulimin e këtij vendimi SBASHK-u nuk do të njoh as KES-in e as vendimet e tij.