23 Dhjetor 2024

SBASHK-u me veprime konkrete kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë

Prishtinë, 22 gusht - Duke e parë se edhe pas kundërshtimeve të argumentuara të SBASHK-ut në kuadër të komunës së Kamenicës dhe në nivelin qendror gjatë takimeve në MASHT të idesë së ngutshme e të pa analizuar fare te kryetarit të Kamenicës Qëndron Kastrati për mbylljen e disa shkollave në këtë komunë, Kuvendi i Sindikatave të Arsimit Fillor e të Mesëm të Kamenicës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme duke marrë qëndrim unanim për hapa konkret në kundërshtim të mbylljes së shkollave në këtë komunë.

Në këtë takim të jashtëzakonshëm ka marrë pjesë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me udhëheqës të tjerë të nivelit qendror, të cilët kanë përsëritur kundërshtimin ndaj idesë për mbylljen e shkollave në këtë komunë sepse konsiderojnë se ky veprim është i ngutshëm , i pa analizuar mirë dhe se do të sillte komplikime e përplasje.

Në takimin e jashtëzakonshëm Kuvendi i Sindikatave të Arsimit Fillor e të Mesëm të Kamenicës, në mbështetje të SBASHK-ut në nivel vendi mori vendim për hapur konkret të reagimit kundër mbylljes së shkollave në këtë komunë.

SBASHK-u fton mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit që ta kundërshtojnë mbylljen e shkollave dhe që në ditën e parë të mësimit, më 2 shtator, të jenë secili në shkollën e tij për të nisur vitin shkollor.

Nëse kryetari Kastrati vazhdon me angazhimet për ta vënë në jetë idenë e mbylljes së shkollave , atëherë në ditën e dytë të mësimit, më 3 shtator, i tërë sistemi arsimor në Kamenicë do të shkojë në grevë dyorëshe.

Në ditën e tretë mësimi do të vazhdojë në të gjitha shkollat e Kamenicës dhe do të kërkohet nga kryetari Kastrati të brenda një jave të deklarohet se heq dorë nga ideja për mbyllje të shkollave.

Nëse ai nuk e bën këtë veprim , atëherë të gjitha shkollat e Kamenicës do të shkojnë në grevë në kohë të pacaktuar dhe me këtë veprim legjitim sindikal do të solidarizohen edhe punëtorët e arsimit nga e tërë Kosova me hapa konkret sindikal për të cilët do të vendos Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e niveleve komunale e të Universiteteve.

SBASHK-u publikisht i drejtohet MASHT-it dhe institucioneve të tjera të Kosovës dhe asamblistëve te Kamenicës që të kërkojnë nga kryetari që të heq dorë nga kjo ide e ngutshme dhe e pa analizuar në mënyrë që të mos vije deri të veprimet e SBASHK-ut, veprime këto që do të jenë konkrete dhe përgjegjësinë për situatën e krijuar do të ketë vetë kryetari i Kamenicës, 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)