21 Dhjetor 2024

SBASHK-u apel publik institucioneve qeveritare

Prishtinë, 28 mars - SBASHK-u i ka dërguar Qeverisë kërkesë për takim dhe dialogim për të gjetur zgjidhje për kërkesat e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit dhe të shumë institucioneve të kulturës si dhe për ligjin e pagave. SBASHK-u poashtu ua ka dërguar edhe propozimet konkrete për vërejtjet në draftin e publikuar si dhe tabelarin e koeficienteve. 

Në kërkesë është edhe kërkesa modeste për një shtesë në pagë prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në arsim e kulturë deri të fillojë aplikimi i Ligjit të pagave, kërkesë kjo e argumentuar nga ngritja e madhe dhe e vazhdueshme me çmimeve të artikujve elementar. Në letër thuhet se ata kanë pritur se do të ndodhin takime dhe dialog i mirëfilltë, por sipas tyre deri tani kjo nuk ndodhi. 

Në përpjekje për të pasur takime dhe dialog ata i kanë dërguar letra edhe Presidentes së Kosovës dhe Kryetarit të Parlamentit të Kosovës që të shfrytëzojnë pozitivisht autoritetin e tyre dhe të ndihmojnë që të ketë dialog frytdhënës.

Përmes këtij publikimi edhe njëherë SBASHK-u i bënë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrit Sveçla, Ministres Nagavci dhe Ministrit Murati që ta shfrytëzojnë edhe këtë javë për dialog, në të kundërtën me datë 2 prill 2022 Kongresi do të merr vendime për veprime sindikale, ashtu siç është deklaruar anëtarësia me shkrim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)