SBASHK shpall sot veprimet sindikale
Në takimin e rregullt Këshilli Drejtues do të debatojë për pikat e rendit të punës që lidhen me Kongresin zgjedhor të SBASHK-ut, që mbahet më 24 shkurt 2018 dhe atë: përgatitjet për Kongresin e 7-të, aprovimi i rendit të ditës së Kongresit, propozimet për Kryetar dhe anëtarë të dy Komisioneve dhe propozimet për mirënjohjen e SBASHK-ut Honoris Causa Fehmi Agani.
Ndërkaq në takimin e dytë dhe te jashtëzakonshëm Këshilli Drejtues me pikën e vetme të rendit të punës bëhët shpallja e veprimeve sindikale të SBASHK-ut për shkak të mos respektimit nga ana e Koalicionit, që tani udhëheq me Qeverinë, të marrëveshjes së nënshkruar me SBASHK-un, më 5 qershor 2017'.