15 Nëntor 2024

SBASHK: Qeveria Mustafa e do grevën në arsim

Prishtinë, 5 nëntor - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka theksuar se Këshilli Drejtues ka kohë që ka alarmuar se nëse nuk ka  gatishmëri të Kabinetit të Kryeministrit Mustafa për dialog  e zgjidhje të  merituar lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/99, atëherë SBASHK-u do të nis me veprime sindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në të 1357 institucionet  arsimore të Kosovës.

\"Në përpjekje që çështja të zgjidhet me dialog kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri nuk kanë lënë derë pa hapur duke u takuar me  kryetarët e Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës dhe me Ministrat Bajrami, Shala e Abrashi me kërkesën që Kryeministri Mustafa dhe anëtarë të Kabinetit të tij Qeveritar të dialogojnë me përfaqësues të SBASHK-ut me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për Ligjin që rregullon statutin e njerëzve që me pendë e sakrifica mbrojtën arsimin e kulturën tonë nga sulmet e vazhdueshme të pushtuesit.\"

\"Mirëpo, edhe për kundër angazhimit të Ministrave Shala, Abrashi e Bajrami për të ndodhur takimi i nivelit të lartë qeveritar me SBASHK-un  e për t’u gjetur zgjidhja, takimi deri sot nuk ndodhi dhe gjasat për grevë janë shtuar shumë dhe kjo do të plotësojë dëshirën e Qeverisë Mustafa, e cila duke i ikur dialogut me SBASHK-un del se e do grevën në arsim dhe kjo dëshirë do t’i plotësohet, sipas të gjitha gjasave, kur më 9 nëntor do të takohet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut për ta vlerësuar situatën dhe për të marrë hapa konkret\", thekson SBASHK.

Udhëheqës të SBASHK-ut  edhe gjatë këtij vikendi janë në pritje të ftesës për dialog, ftesë e cila nga Qeveria po mungon dhe prandaj në këtë situatë veprimet sindikale do të jenë realitet në arsimin tonë.

Greva nuk është dëshirë e SBASHK-ut dhe për këtë flasin përpjekjet dhe dhjetëra takime me përfaqësues institucionesh për të gjetur zgjidhje me dialog.

Kështu si është gjendja greva do të nis dhe SBASHK-u  fton nxënësit dhe prindërit për mirëkuptim. Fton gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë ndikim te institucionet që të angazhohemi bashkë në këto pak ditë që kanë mbetur deri te takimi i Këshillit Drejtues dhe vendimi për grevë. 

SBASHK-u u mundua me tërë forcën për zgjidhje me dialog , por Qeveria Mustafa nuk e bëri as më të voglin gjest  a reflektim pozitiv. Për grevën fajtore e vetme është Qeveria Mustafa .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)