29 Dhjetor 2024

SBASHK: Plotësoni kërkesat në janar, ose ndërmarrim veprime sindikale

Prishtinë, 5 janar - Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në ditën e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015/2016, ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për realizimin e kërkesave të tyre, të cilat i ka quajtur “të drejta e që lidhen me Ligjet mbi arsimin, mbi punën , pensionet dhe kërkesat nga Kontrata Kolektive”.

Përmes një komunate, SBASHK-u e porosit Qeverinë se nëse edhe fundi i janarit i gjen në pozitë të njëjtë dhe me të njëjtat shqetësime, do të detyrohet të ndërmarrë veprime sindikale, përkundër përkushtimit që çështjet t’i zgjidhë me dialog.

“SBASHK-u duke shprehur vullnetin tuaj edhe në muajin janar do t’i përkushtohet dialogut me institucionet përkatëse në nivel qendror e lokal me qëllim që bashkërisht t’i tejkalojmë ngecjet. Edhe një herë i bëjmë ftesë publike ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, që të gjejë kohë për takim me SBASHK-un për t’i sqaruar çështjet pse nuk po zbatohet ligji për pensionet kontributdhënëse , konkretisht neni 8, pika 6 për punëtorët e arsimit”, thuhet në komunikatë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

SBASHK-u ka kërkuar përsëri nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të miratojë në Qeveri dhe të procedojë në Kuvend Ligjin për punëtorët shqiptarë të arsimit për vitet 90-99, pas ky dokument si projektligj ka arritur tani e tre muaj në Qeveri.

Kjo sindikatë ka apeluar edhe të ministri i Financave, Avdullah Hoti që me kohë të veprojë në listat e pagave për ngritjen e viteve të përvojës së punës edhe për një vit në mënyrë që të punësuarit në arsim me pagat e muajit janar të gëzojnë shtesën për një vit përvoje më shumë karshi pagave të muajit dhjetor 2015.

“SBASHK-u si gjithmonë edhe tani e tutje zgjedh rrugën e dialogut, por nëse edhe fundi i janarit na gjen në pozitë të njëjtë dhe me të njëjtat shqetësime pa dëshirën tonë do të jemi të shtrënguar të marrim veprime sindikale. Me këtë rast kërkojmë edhe nga Këshilli i prindërve të Kosovës dhe gjithë shoqëria civile që t’i bashkëngjiten angazhimeve tona që çështjet të zgjidhen me dialog në mënyrë që të mos vije deri të dëmtimi i procesit mësimor”, paralajmëron SBASHK.

Sindikata ka njoftuar se që në ditën e parë të mësimit në këtë gjysmëvjetor ka marrë informacione nga Qendra e Kompetencës në Malishevë lidhur me problemet e krijuara atje dhe lidhur me grevën e nisur.

“Apelojmë te institucionet përkatëse që të angazhohen e ta zgjidhin problemin e krijuar në këtë Qendër në mënyrë që mësimdhënësit t’i kthehen procesit mësimor dhe nxënësit mos të pësojnë nga shkaku i gjendjes së krijuar”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut”, përfundon komunikata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)