22 Dhjetor 2024

SBASHK përgatitet për të shënuar 7 Marsin

Prishtinë, 6 mars - Me qëllim të kremtimit sa më dinjitoz  të 7 Marsit, kësaj  dite të madhe për arsimin shqip, SBASHK-u do të zhvillojë një varg aktivitetesh tematike e kulturore.

Një aktivitet i veçantë është ai që do të organizohet nëpër të gjitha komunat e Kosovës në shenjë respekti për mësimdhënësit që janë pensionuar nga janari i vitit 2011 e deri në marsin e këtij viti.
 
SBASHK-u  të 492 mësimdhënësve të pensionuar gjatë kësaj etape kohore do t’u dhurojë nga një orë dhe nga një mirënjohje në shenjë respekti për punën e madhe që kanë bërë ata në dekadat e kaluara duke arsimuar e edukuar  gjeneratat.

Kjo ide domethënëse ka ardhur në Kryesinë e SBASH-ut nga disa kryetarë të Sindikatave të arsimit nga komunat  dhe ka gjetur mbështetje nga organet qendrore të kësaj Sindikate.

Është një përkushtim i përbashkët se këto takime me mësimdhënësit pensionistë të kalojnë në një frymë solemne  me shpalosjen e kujtimeve për ditët e mëdha të arsimit shqip, për njerëzit e tij që mbrojtën shkollën dhe gjuhën tonë  në vitet e rënda të okupimit, por edhe në vitet e lirisë kur po bëhen përpjekje të vazhdueshme që bashkë e përmes organizimit  në SBASHK të krijohen kushte edhe më të mira e për një arsim  sa më cilësor.

Këto Manifestime festive do të stolisen edhe me programe të zgjedhura kulturore.  Ky aktivitet respekti për punën e madhe arsimore të mësimdhënësve pensionistë do të bëhet tradicional.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)