15 Nëntor 2024

SBASHK paralajmëron Ministrin Bytyqi për kujdes me mësimdhënësit

Prishtinë, 3 korrik - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) konsideron se anëtarët e punësuar në arsimin e mesëm të lartë nuk janë fajtor pse nuk u është dhënë mundësia e as hapësira për të vazhduar me ngritjen profesionale pa shkëputje nga puna e për të arritur titullin master dhe prandaj pa ua krijuar në mënyrë institucionale këtë mundësi, si u veprua me kolegët tanë që  kishin Shkollën e Lartë Pedagogjike,  nuk mund as të mendohet nga dikush që atyre t’u vihen në pikëpyetje vendet e punës, në të cilat janë  me vite e dekada.

Pas përgatitjeve të duhura në Fakultetet e edukimit ishin dërguar në ngritje profesionale të gjithë të punësuarit në arsimin e mesëm të ulët, që nuk kishin kaluar moshën 50 vjeç  e që ihsin me Shkollën e Lartë Pedagogjike. 

Ky aktivitet i ngritjes profesionale pa shkëputje nga puna është në përfundim e sipër. Nga ana tjetër MASHT, gjegjësisht ministri i atëhershëm, prof. rr. Arsim Bajrami kishte nxjerr Udhëzimin Administrativ 06/2015 që ka të bëj me Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, neni 12 i të cilit thotë se: “se pas përfundimit të vitit shkollor 2017-2018  shpallet konkursi për vende të lira pune për të gjithë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e kualifikimit  si më lartë”, që nënkupton se deri në këtë kohë të gjithë të punësuarit në arsimin e mesëm duhet të kenë titullin master.

Ministri Bajrami në atë kohë ka menduar se mjafton koha nga 10.07. 2015, kur ka nënshkruar këtë UA e deri në vitin 2018 që në Fakultetin e Edukimit kuadrot e arsimit të mesëm të vazhdojmë me ngritjen profesionale dhe të arrijnë titullin master.

Mirëpo, me këto kuadro sipas SBASHK nuk është vepruar si me kolegët e tyre që kishin SHLP-në. Këta nuk u dërguan me lista në Fakultetin e Edukimit për të vazhduar me ngritjen profesionale e për të ardhur të titulli master dhe prandaj nuk është e drejtë që të vihet në zbatim nga DKA-të neni 12 i këtij Udhëzimi Administrativ.

SBASHK –u ka alarmuar që në fillim të këtij viti Ministrin Bytyqi lidhur me këtë çështje dhe ka kërkuar nga ai që të veprojë dhe shtyjë afatin që e ka përcaktuar ish Ministri Bajrami dhe të obligohet Fakulteti i Edukimit që të krijojë hapësirë e të caktojë kuadro adekuate që do të punonin me të gjithë mësimdhënësit e arsimit të mesëm, që nuk  janë më të vjetër se 50 vjeç në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi për ngritje të duhur profesionale.

Keksë për veprim konkret SBASHK i ka dërguar Ministrit Bytyqi dhe kabinetit të tij edhe sot, më 3 qershor, pasi ka informacione se ka nisur të aktualizohet aty e këtu nga DKA-të neni 12 i UA 06/2015.

SBASHK-u konsideron se anëtarët tonë , të punësuar në arsimin e mesëm të lartë nuk janë fajtor pse nuk u është dhënë mundësia e as hapësira për të vazhduar me ngritjen profesionale pa shkëputje nga puna e për të arritur titullin master dhe prandaj pa ua krijuar në mënyrë institucionale këtë mundësi, si u veprua me kolegët tanë që kishin Shkollën e Lartë Pedagogjike,  nuk mund as të mendohet nga DKA-të  që atyre t’u vihen në pikëpyetje vendet e punës, në të cilat janë  me vite e dekada. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)