23 Dhjetor 2024

SBASHK padit ministrin Bytyqi për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës

Prishtinë, 4 mars - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se sot do ta dorëzoj në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm,  Divizioni Administrativ,  padinë ndaj vendimit Nr.911 të datës 27 shkurt i cili ka hyrë në fuqi me datë 1 mars i nënshkruar nga ministri Bytyqi për kompenzimin e orëve të humbura  gjatë grevës.

"Pasi ta dorëzojmë padinë në gjykatë mund ta merrini edhe ju nga një kopje të padisë, që SBASHK-u  ka dorëzuar në gjykatë ndaj vendimit të ministrit Bytyqi", thekson SBASHK.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve javen e kaluar kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm për të debatuar  lidhur me deklarimin dhe qëndrimin e anëtarësisë rreth çështjes së orëve të humbura gjatë grevës e sidomos rreth te Ministrit Bytyqi lidhur me këtë çështje.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut mori vendim të mos zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës deri në aktgjykimin  përfundimtarë të gjykatës përkatëse lidhur më ligjshmërinë e vendimit për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës, të cilin e ka nxjerr  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

SBASHK-u i bindur se MASHT dhe Drejtoritë Arsimore  respektojnë  institucionet e drejtësisë  apelon te  këto dy institucione arsimore që të presin  deri në vendimin përfundimtar të gjykatës lidhur me këtë çështje .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)