22 Dhjetor 2024

SBAShK me deklarata te thashethemeve

Prishtinë, 11 maj - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka folur për programin e qeverisë në fushën e arsimit, duke renditur si një prej prioriteteve arsimin gjithëpërfshirës dhe të dixhitalizuar.

Në tryezën e organizuar nga Lëvizja FOL, Nagavci ka folur për deklaratat e drejtuesve të SBAShK-ut lidhur me mundësinë e vlerësimit të mësimdhënësve, nevojën urgjente të rishikimit të teksteve mësimore, ndërkohë ka bërë të ditur se në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës të dërgohen emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Arsimi gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar, harmonizimi i shkollave profesionale me tregun e punës, menaxhimi efektiv i arsimit në të gjitha nivelet, menaxhimi i cilësisë në arsimin e lartë dhe përmirësimi i mjedisit për hulumtim dhe inovacion, janë prioritetet kryesore të Arbërie Nagavcit për mandatin e saj të parë si ministre e arsimit.

Nagavci ka thënë se do të mbështesin të gjithë mësimdhënësit në punën e tyre, duke shtuar se legjislacioni aktual e bënë të qartë mënyrën e vlerësimit të mësimdhënësve.

Nagavci: Deklaratat e drejtuesve të SBAShK-ut të pakuptimta

“SBAShK-u, kanë qenë të çuditshëm deklaratat e tyre kohët e fundit, ka qenë e pakuptimtë për mua që kryetari i SBAShK-ut të dalë me deklarata që kemi dëgjuar fjalë apo thashetheme, këtu po e citoj ‘kemi dëgjuar disa fjalë apo thashetheme se do të veprohet kështu ose ashtu’, personalisht si ministër e arsimit do të kujdesem që të ketë transparencë të plotë në vendimet e mija dhe përpos transparencës do të mundohem që në tërësi të respektoj legjislacionin në fuqi, ndërkaq aty ku ka nevojë të rishikohet legjislacioni do të punojmë në rishikim… Legjislacioni aktual e përcakton mënyrën si bëhet vlerësimi i perfomancës së mësimdhënësve, rol kyç këtu ka inspektorati, vlerësimi i perfomancës nga drejtorët e shkollave dhe vetëvlerësimi”, tha ajo.

Tutje, Nagaci ka thënë se është e nevojshme të ndryshohet ligji për tekstet mësimore, meqë sipas saj, shumë çështje të përcaktuara me udhëzimin administrativ dhe me legjislacionin në fuqi nuk lejojnë të ketë tekste më të mira shkollore.

Ajo ka thënë se rishikimi i teksteve shkollore do të bëhet çdo vit.

Nagaci: Rishikimi i teksteve mësimore duhet të ndodh patjetër

“Rishikimi i teksteve duhet të ndodh patjetër, më lejoni të ju informoj që aktualisht, në momentin që e kam pranuar punën, detyrën, kam gjetur në proces konkursin për tekste të reja shkollore për tri klasa, mendoj që me urgjencë duhet të rishikohet ligji për tekste mësimore i cili ka qenë të disa qeveri tashmë në shqyrtim mirëpo nuk është finalizuar, ne e kemi paraparë në agjendën legjislative që brenda këtij viti do të përfundojmë ligjin për tekstet mësimore. Krahas kësaj, meqenëse konkursi është në proces ne besojmë që recidentët që do të caktohen kësaj radhe nga komisione që janë përcaktuar në ministri, do të kryejnë punën e tyre me përgjegjësi të madhe dhe do të kërkojmë që secili prej tyre t’i përmbahet jo vetëm deklaratës që bënë në betim por edhe të jap maksimumin në mënyrë që të kemi tekste të cilat jo vetëm nuk do të përmbajnë më pasaktësi shkencore e gabime drejtshkrimore por edhe që nuk do të nxisin paragjykimet dhe stereotipet”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke shtuar se të njëjtit do të jenë persona kredibil.

Nagavci: Javën e ardhshme i dërgojmë në Kuvend emrat për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

“Besoj që gjatë javës së ardhshme, më së largu deri ën javën e ardhshme do të dërgojmë propozimet për shtatë anëtarët e rinj dhe do të kalojnë pastaj për ratifikim në Kuvend. Përveç katër anëtarëve që do të emërohen nga ana ime me rekomandimin e komisioni janë edhe tre anëtarë ndërkombëtar për të cilët tashmë kemi pranuar nominimet apo propozimet që janë bërë nga Ambasada Amerikane, nga Ambasada Austriake dhe nga BE, për miratim në Kuvend do të shkojnë shtatë anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, katër nga ta janë vendor dhe tre janë ndërkombëtar dhe ne do të sigurohemi që anëtarët e rinj të zgjedhur në Këshillin Shtetëror të cilësisë të jenë persona që i plotësojnë kërkesat dhe kriteret. Do të bëjmë po ashtu ligjin për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, edhe këtë ligj e kemi në agjendën legjislative dhe do të jetë deri në fund të vitit”, tha ajo.

Nagavci ka thënë se sfidat në arsim janë të shumta duke theksuar pandeminë si një prej sfidave kryesore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)