SBASHK mban kongresin e shtatë zgjedhor
Prishtinë, 24 shkurt - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka bërë të ditur se do të mbaj sot kongresin e 7-të zgjedhor.
Në Kongres, përveç 162 delegateve nga e terë Kosova, do të jenë pjesëmarres në pjesën e parë solemne edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit dhe Evropes dhe Ministra e mysafirë vendore.
Në hapje të Kongresit ka shprehur dëshirë të marr pjesë edhe Kryeministri, Ramush Haradinaj.