SBASHK mban konferencën “Komunitetet e të mësuarit së bashku”
Ky aktivitet është në vazhdimësinë e përpjekjeve dhe kontributit të SBASHK dhe GIZ për një arsim edhe më të mirë në Kosovë.
Një ndër temat që do të trajtohen është lidhur me praktikat e zhvillimit profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë, praktikat e mësimnxënies dhe roli i drejtorëve të shkollave në përkrahje të mësimdhënësve.
Po ashtu do te trajtohen edhe praktikat e mira të funksionimit të rrjeteve profesionale të mësimdhënësve si si mund të behen pjesë e kulturës së Komuniteteve të Mësuarit së Bashku në Kosovë.
Do te trajtohen edhe praktikat e funksionimit të Komunitetit të Mësuarit së Bashku se si ka funksionuar bashkëpunimi i mësimdhënësve në komunitet dhe si janë bartur përvojat e fituara në nivel shkolle.